Burime GNU Zhvillimi

 [image of the Head of a GNU] [ Albanian | Chinese(Simplified) | Chinese(Traditional) | English ]


Përmbajtja

Hyrje

Kjo faqe përshkruan shërbimet e zhvillimit të mundshëm për zhvilluesve GNU në makinat e Projektit GNU. Nëse doni të përdorni një prej këtyre shërbimeve për zhvillimin e një pakete GNU, ju lutem lidhuni me vendndodhjen e listuar për shërbimin e veçantë. Për hollësi të plota rreth privilegjesh dhe përgjegjësish të mirëmbajtësve GNU, ju lutem shihni dokumentin Informacion për Mirëmbajtësa GNU. (Standarde GNU Kodimi mundet po aq të jetë me interes.)

Me bollëkun e kompjuterave jo të shtrenjtë që mund të xhirojnë GNU/Linux, si dhe me pasje më të madhe të hurjes në Internet, sot shumë vullnetarë GNU kanë tërë lehtësirat që u duhen në kompjuter. Megjithatë, ka ende përparësi të kesh kompjutera qendrorë ku vullnetarët GNU mund të punojnë së bashku pa qenë të shtrënguar të hapin kompjuterët e tyre për të tjerët.

Për këtë arsye, Free Software Foundation nxit projektet software GNU të përdorin makinat e gnu.org si bazë. Përdorimi i këtyre makinave ndih tërthorazi vetë Projektin GNU, duke rritur njohjen e publikut për GNU-në, dhe përhapjen e idesë së punës së përbashkët për të mirën e gjithkujt.

CVS dhe Savannah

Ofrojmë hyrje të largët CVS për mjaft paketa GNU; nëse po zhvilloni një paketë GNU dhe do të donit ta mbani atë në makinat e gnu.org, Savannah ofron një rrugë të thjeshtë ta krijoni dhe administroni atë. Fillimisht krijoni vetë ju një llogari e mandej regjistroni paketën tuaj GNU. Depozita CVS do të krijohet brenda pak orësh. Do të jeni në gjendje të shkruani në të dhe të administroni ju vetë listën e personave që kanë të drejta shkrimi në të.

Savannah është atashmë duke u përdorur nga një numër projektesh për këtë qëllim.

Llogari Hyrjesh

Japim të drejta hyrjeje në makinat GNU për personat që kanë nevojë për to për të punuar për software GNU. Pasja e llogarie hyrjeje është një privilegj dhe përgjegjësi njëkohësisht, dhe do të duhej të përdoreshin vetëm për punimet tuaj për GNU-në. Ju lutem lexoni metoda hyrjeje për makinat GNU me qëllim që të keni një llogari.

Lista Postimesh

Mirëmbajmë edhe lista postimesh mbi paketa GNU software-esh sipas nevojës, përfshi si lista automatike ashtu edhe ato që duan një dorë për mirëmbajtje.

Kur regjistrohet një paketë GNU në Savannah, një ndërfaqe web u lejon zhvilluesve të krijojnë dhe administrojnë lista kushtuar kësaj pakete.

Nëse, për ndonjë arsye, nuk është i mundur ose i dëshirueshëm regjistrimi i paketës GNU në Savannah, pyesni new-mailing-list@gnu.org të krijojë lista për ju, ose krijojini vetë nëse jeni të sigurtë se dini se si.

Në përgjithësi, çdo paketë software-i GNU e ka të domosdoshme pasjen e një liste raportimi bug-esh me emrin si rregull bug-name@gnu.org, plus çfarëdo aliase mund të jenë të dobishëm. Disa paketë ndajnë listën bug-gnu-utils@gnu.org por tani nxisim paketat të rregullojnë listat e tyra të veta individuale.

Paketat mund të kenë lista të tjera për njoftime, për të kërkuar ndihmë, për të postuar kod burim përkatës, për diskutim mes përdoruesish, ose çfarëdo që mirëmbajtësi i paketës mendon se mund të jetë e dobishme.

Arkiva lista postimesh për listat e administruara automatikisht janë të mundshme në http://mail.gnu.org, si edhe përmes administruesit të listës. Arkivat për lista jo automatike mbahen zakonisht në /com/archive te makinat e GNU-së.

Nëse një listë postimesh bëhet aq e madhe sa ta përligjë këtë, mund të rregullojmë një gnu.* newsgroup me lidhje të dyanshme te lista e postimeve.

Shërbyes Web

Shërbyesi ynë web kryesor gjendet në http://www.gnu.org/, dhe ka pasqyra rreth e qark botës. Do të donim të strehojmë në këtë shërbyes faqe rreth çdo pakete software-i GNU.

Makina që shërben faqet web www.gnu.org  është veç prej pjesës tjetër të makinave GNU. Faqet web ruhen në një depozitë CVS në subversions.gnu.org. Çdo mirëmbajtësi pakete GNU regjistruar në Savannah i jepet e drejtë shkrimi në drejtorinë /software/package. Për një shembull se si të hyhet atje, kontrolloni faqen CVS me paketën GNU mifluz.

FTP

Mund të ofrojmë gjithashtu një "site" FTP për cilëndo paketë software-i GNU në http://ftp.gnu.org/, i cili është i pasqyruar në mbarë botën.

Ne përdorim një tjetër shërbyes për versione provë, e kështu njerëzit nuk do t'i instalojnë duke menduar që janë gati për përdorim normal. Ky shërbyes është ftp://alpha.gnu.org/.

Dokumenti Informacion për Mirëmbajtësit e GNU-së ka hollësi të plota mbi procesin e ngarkimit me FTP.


Kthehuni te faqja hyrje e GNU-së.

Ju lutemi dërgojini te gnu@gnu.org kërkesat dhe pyetjet për FSF & GNU. Ka gjithashtu rrugë të tjera se si të lidheni me FSF.

Ju lutemi dërgoni komente rreth këtyre faqeve web te webmasters@www.gnu.org, pyetjet e tjera dërgojini tek gnu@gnu.org.

Copyright (C) 2004 Free Software Foundation, Inc., 59 Temple Place - Suite 330, Boston, MA 02111, USA

Verbatim copying and distribution of this entire article is permitted in any medium, provided this notice is preserved.

Përdirësuar: $Date: 2005/04/18 22:13:16 $ $Author: alex_muntada $